PD dorëzon në Prokurori kallëzimin për deputetin Tom Doshi
09/06/2010 Incidenti në seancën plenare të 24 majit
Partia Demokratike ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimin për ndjekje penale ndaj deputetit socialist Tom Doshi, pasi ky i fundit në seancën plenare të 24 majit ka kërcënuar ligjvënësin e PD-së, Gent Strazimiri. Deputeti demokrat Eduard Halimi, pasi dorëzoi kërkesën për heqje të imunitetit dhe ndjekje penale për Doshin, ka thënë se forca politike që përfaqëson pret dënimin e aktit të rëndë. “Jam këtu në emër të grupit parlamentar të PD-së, për të zbatuar vendimin që ky grup mori për kallëzimin penalisht të deputetit të PS-së, Tom Doshi, i cili në seancën plenare të datës 24 maj bëri kanosje serioze për jetën ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri. Publiku dhe ne presim që këtë akt të rëndë të ndodhur në Parlamentin shqiptar ta dënojë dhe ligji”, tha Halimi. Ai bëri me dije se bashkë me kërkesë-padinë ka depozituar pranë organit të Prokurorisë edhe një kasetë filmike me provën, ku faktohet kërcënimi me jetë që është bërë nga deputeti socialist gjatë asaj seance në drejtim të Strazimirit. PD-ja pretendon se sipas nenit 238 të Kodit Penal, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës parashikohet dënim edhe me heqje lirie.