PD, e gatshme të thërrasë parlamentin, por presidenti ruan me vullnet situatën antikushtetuese

Në emër të mazhorancës, deputeti Eduard Halimi ka ripërsëritur dje gatishmërinë për të thirrur me urgjencë Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme, sapo presidenti të propozojë emrin e ri të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, por Bamir Topi po mban pozicionin e pandryshuar të situatës antikushtetuese, duke refuzuar të ushtrojë një kompetencë eksplicite që ia jep kushtetuta e vendit
Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike edhe njëherazi deputeti Eduard Halimi ka përgënjeshtruar dje keqinformimet sipas tij, të artikuluara nga disa medie elektronike dhe të shkruara lidhur me të ashtuquajturin “aksion ligjor” për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Halimi tha se PD është e gatshme të kërkojë mbledhjen e Kuvendit në një seancë të posaçme gjatë muajit gusht, pasi kreu i shtetit të dekretojë kreun e ri të Kushtetueses. Ai mohoi në mënyrë kategorike çdo aludim tjetër. “Në titujt e medias së shkruar, është përmendur një deklaratë nën emrin tim, për ndërmarrjen e një aksioni ligjor për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Por, kjo deklaratë, nuk është përmendur, thënë apo shkruar nga ana ime në asnjë rast. Ajo që është deklaruar prej meje, gjendet e qartë në brendësi të gazetave. Dua të informoj median e shkruar dhe atë vizive, se e gjithë fjalia e përmendur në intervistë ka të bëjë me mbledhjen e Parlamentit në një seancë vetëm në rast se Presidenti i Republikës do të sjellë emrin për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese para muajit shtator dhe se ekzistojnë të gjithë mjetet dhe mekanizmat që Gjykata Kushtetuese të rivendoset në kuadrin Kushtetues në rast se një veprim i tille do të ndodhë”- u shpreh deputeti demokrat dhe anëtari i komisionit parlamentar të ligjeve, Eduard Halimi. Sipas tij, gjithçka tjetër krahas këtij qëndrimi dhe deklaratës për shtyp të dhënë disa ditë më parë nuk paraqesin në mënyrë reale qëndrimin e tij në lidhje me kërkesën për respektimin e Kushtetutës së vendit nga të gjithë, dhe respektimin e plotë të mekanizmave reale që ajo parashikon. “Ajo që paraqitet në titujt e sotëm të gazetave nuk është reale dhe është e nxitur nga komercializmi ose keqkuptimi”- tha më tej ai. Deputeti demokrat akuzon një pjesë të medieve elektronike dhe të shkruara për keqpërdorim të deklaratës së dhënë prej tij. Ndonëse periudha aktuale jo fort komode për gjetje informative dhe shitje të tezës së informacionit, i detyron një pjesë të medieve të zvarrisin artikujt dhe t’i trajtojnë ato sipas hesapeve të ngushta të editorialistëve.
Tekat e shtypit të majtë, për të shpikur një përplasje të re ndërinstitucionale/Duke studiuar tekat e shtypit të përditshëm dhe kronikat e paqarta të medieve elektronike, bëhet gjithnjë e më tragjike kërkesa e sinqertë e shumicës parlamentare, e cila i drejtohet presidentit të Republikës, për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, për ta kaluar më pas dekretin te vota e ligjvënësve. Efektet e stinës së verës bash me mungesën korrelative të informacionit, një pjesë e mirë e medias së shkruar por edhe asaj elektronike, po trajtojën sipas hesapeve komerciale apo dhe politike, debatin e fundit mes mazhorancës dhe presidentit. Kuptohet se trajimin i shumë llojshëm i kërkesës së Partisë Demokratike, për emërimin e kryetarit të Kushtetueses, vjen si rrjedhojë e paqartësisë që gazetarët apo redaktorët kanë sipasojë e njohurive të cunguara ndaj legjislacionit dhe kushtetutës së vendit. Mediat aluduan dje se mazhoranca po kërkon shkarkimin e presidentit. Kjo kërkesës s’është bërë kurrë. Madje kanë qenë media të caktuara elektronike dhe të shkruara, të cilat sipas linjës së tyre editoriale kanë trajtuar shkeljen ose jo të Kushtetutës nga presidenti i Republikës. E çuditshmja në këtë mes, qëndron me ato gazeta që kontrollohen rëndom nga Edi Rama dhe opozitarë të tjerë. Titujt e mëdhenj dhe me germa kapitale flisnin (pavarësisht se edhe sot e njëjta situatë do jetë), për një ngrirje të raporteve mes presidentit dhe mazhorancës, në një kohë kur në realitet gjithçka është e qartë dhe s’ka asnjë sinjal alarmues; është konfirmuar një qëndrim zyrtar nga Partia Demokratike dhe e mbështetur pjesërisht nga aleatja e saj në qeveri, LSI, për të plotësuar boshllëkun Kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. çdo artikulim tjetër, është i panevojshëm dhe njëherazi, pa shumë mundim kuptohet se ka një prapavijë kreative të eksponentëve të Partisë Socialiste dhe të së majtës në tërësi. Edi Rama ngjall panik dhe krijon një krizë institucionale artificiale dhe kjo ka një shpjegim unik, duke qenë se vetë personi i tij është i prirur për kriza dhe ngërçe absurde. Megjithatë, me kalimin e stinës së nxehtë dhe zbehjen e efektit të temperaturave, Edi Rama mund të gjejë karar pas një relaksi mbi gjethe dafine (meqë nis dhe pushimet pas pak ditësh), dhe kësisoj zvogëlohet mundësia e keqpërdorimit të medieve dhe trajtimi i artikujve të tyre si paçavure të pavlera.
...