E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tolerancë zero ndaj korrupsionit në shëndetësi, burg pa afat për dy mjekët e arrestuar

Nismat ligjore të qeverisë për të ndëshkuar fenomenet e korrupsionit dhe ryshfetit në sektorin e shëndetësisë, po japin rezultate të kënaqshme. Gjykata e qarkut të Fierit ka marrë masën “burg pa afat” për dy mjekët të cilët u arrestuan një ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe mitmarrjes. Tushe Qalliu dhe Leon Shpataraku do të mbeten në qeli për të vijuar më tej procesi i gjykimit. Tushe Qalliu, banuese në Mallakastër, 49 vjeç dhe Leon Shpartaku, 46 vjeç banues në Fieri ishin anëtarë të Komisionit të Paaftësisë për Punë dhe falsifikonin të dhënat për nxjerrjen e vërtetimit mbi pamundësinë e ushtrimit të aftësive për punë. Ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe mjeku 66 vjeçar, Stavri Furrxhiu, kryetari i komisionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›