E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e para me 72 deputetë, PS me 62 e LSI 5 deputetë

 

ADI SHKEMBI

Partia Demokratike rezulton fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit pesë ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit. Instituti “Gani Bobi” ka publikuar mbrëmë në TV Klan sondazhin e fundit para të dielës, ku partia e kryeministrit Sali Berisha rezulton 8 pikë më shumë se PS-ja, ndërsa LSI ka 3.1 për qind dhe G99 2.3 për qind
Deputetët
E përkthyer në mandate deputetësh, Partia Demokratike merr 72 deputetë në të gjithë vendin, Partia Socialiste 62, Lëvizja Socialiste për Integrim pesë deputetë dhe G 99 1 deputet. Në qarkun e Tiranës, i cili është edhe më i madhi në gjithë vendin, PD-ja del me 16 deputetë, PS-ja me 13, 2 i merr LSI-ja dhe 1 G99. Në të njëjtën kohë Partia Demokratike është më mirë në qarkun e Shkodrës (7 PD dhe 4 PS); në Qarkun e Lezhës (4 PD dhe 3 PS); në qarkun e Dibrës (4 PD dhe 2 PS); në qarkun e Durrësit (8 PD dhe 5 PS); në qarkun e Kukësit (3 PD dhe 1 PS); në qarkun e Korçës (7 PD dhe 5 PS) dhe në qarkun e Elbasanit (8 PD dhe 6 PS). Në të kundërt Partia Socialiste, sipas Gani Bobit, fiton në qarkun e Beratit (4 PS, 2 PD dhe 2 LSI); në qarkun e Gjirokastrës (1 PD dhe 4 PS); në Qarkun e Vlorës (5 PD dhe 7 PS) dhe në qarkun e Fierit (7 PD, 8 PS dhe 1 LSI). Në total PD-ja del fituese në 12 qarqe dhe PS-ja në katër qarqe. Të pyetur nëse do të ndikojë fushata elektorale e partive politike në votën e qytetarëve në 28 qershor, 57.5 për qind kanë deklaruar se nuk do të ndikojë fare, 29.4 për qind mendojnë se do të ndikojë pak, 9.4 për qind mendojnë se do të ndikojë shumë dhe 3.7 për qind nuk janë përgjigjur.

Sondazhi i Gani Bobit

Qarku    PD    PS    LSI    G99
Shkodër    7    4    0    0
Lezhë    4    3    0    0
Kukës    3    1    0    0
Dibër    4    2    0    0
Durrës    8    5    0    0
Berat    2    4    2    0
Gjirokastër    1    4    0    0
Korçë    7    5    0    0
Vlorë    5    7    0    0
Tiranë    16    13    2    1
Fier    7    8    1    0
Elbasan    8    6    0    0
Total    72    62    5    1

Korça, PD 13 pikë para PS
Një tjetër sondazh i Institutit “Gani Bobi” në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit ka qenë matja e mendimit të elektoratit në qarkun e Korçës, nga i cili do të dalin 12 deputetë. Të pyetur dy javë më parë se për kë forcë politike do të votojnë, 44.9 për qind kanë zgjedhur Partinë Demokratike, ndërsa për Partinë Socialiste kanë votuar 31.4 për qind. Lëvizja Socialiste për Integrim ka 1.6 për qind dhe G99 e PR 1.5 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›