Bashkimi Evropian i kujton Shqipërisë kushtin për zgjedhjet
Ndërron kreu i Drejtorisë Vlerësuese për Shqipërisë në Komisionin Evropian. Një nga zyrtarët e lartë të Brukselit, pikërisht Dirk Lange, nuk do të jetë më shefi i zyrës "Albania" në BE, ndërkohë që do të marrë në dorëzim detyrën për të udhëhequr negociatat e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. Lange ka vizituar dje Shqipërinë për të zhvilluar takimet e "lamtumirës" ku është pritur nga Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, si dhe kryeparlamentarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë këtyre takimeve, të cilat kanë pasur më shumë një natyrë kortezhe, zyrtari i Bashkimit Evropian, ka theksuar detyrat që duhet të plotësojë Shqipëria për të ecur në rrugën e integrimit në BE. Në njoftimet e shtypit që janë dhënë si nga zyra e shtypit e qeverisë, si edhe nga ajo e Kuvendit, përshkruhen me nota rozë takimet me zotin Lange. Por nga burime pranë qeverisë bëhet e ditur se zyrtari i Komisionit Evropian, ka theksuar se zgjedhjet vitit 2009, si dhe reforma në drejtësi janë dy nga sfidat e rëndësishme të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Brukseli i ka vënë një detyrë precize Tiranës zyrtare për ballafaqimin elektoral të vitit të ardhshëm. Që do të thotë se procesi zgjedhor duhet të jetë totalisht sipas standardeve ndërkombëtare. Këtë e përsëriti edhe komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn, gjatë një fjalimi që mbajti dy ditë më parë në Helsinki, gjatë një ceremonie për nder të nderimit me çmimin "Nobel" të zotit Ahtisari. Komisioneri Rehn deklaroi se "Shqipëria ka bërë një ecje konstante përpara, por ka shumë për të bërë, ku zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të bëhen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare".
Siç bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë, Kryeministri Berisha, gjatë takimit me Dirk Lange, theksoi se "puna e qeverisë tashmë është fokusuar në intensifikimin e përpjekjeve dhe reformave për të përshpejtuar plotësimin e të gjitha standardeve që kërkojnë hapat e mëtejshëm të integrimit evropian të vendit. Në këtë vit elektoral, tha Kryeministri, objektivi kryesor i qeverisë është realizimi i zgjedhjeve konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë qëllim, tha ai, po përfundon ndërtimi i infrastrukturës më të mirë zgjedhore për sa i përket realizimit të kartave të identitetit dhe Kodit Zgjedhor". Edhe kryeparlamentarja Topalli, gjatë takimit me Lange, deklaroi se arritja e standardeve për zgjedhjet e 2009-ës, do t‘ia lejonin Shqipërisë kalimin në fazën tjetër, atë të liberalizimit të vizave. Në lidhje me këtë çështje, Maqedonia do të jetë vendi i parë që do të përfitojë, ndërsa vendi ynë pritet që gjithçka ta shikojë pas kalimit të provës së zgjedhjeve.