E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak Partite politike te dialogojne

Diplomati i lartë europian Miroslav Lajçak thotë se Shqipëria ka humbur shumë kohë me mosmarrëveshjet e brendshme dhe vendi duhet të fillojë dialogun për të kapëcyer situatën e krijuar dhe afrimin e vendit me strukturat europiane. 

Zoti Lajçak i bëri këto komente në Uashingtion i ftuar në një diskutim mbi prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Miroslav Lajçak, drejtori i menaxhimit për Europën dhe Azinë Qëndrore ka qenë i dërguari i posaçëm i kryediplomates europiane Catherine Ashton në Tiranë. Ai thotë se pa dialog mes palëve nuk do të ketë zgjidhje të problemeve.

“Kur të nisë dialogu politik do të ketë progres dhe kjo sigurisht do të vlerësohet nga Bashkimi Europian”, tha ai. “Nëse udhëheqësit politikë dhe partiakë nuk arrijnë të bien dakort mes tyre, ajo që bëjmë ne në Europë është të kërkojmë opinionin e institucioneve europiane, OSBE-ODIHR-it, Komisionit të Venecias, Këshillit të Evropës ku Shqipëria është vend anëtar, për të marrë një platformë që do të jetë pikënisje për të gjithë shoqërinë.

Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe kjo është periudha e duhur për të rikuperuar këtë humbje, në mënyrë që raporti i komisionit për këtë vit të jetë pozitiv", komentoi Lajçak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›