E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja pranon rritjen e nivelit të korrupsionit, akuzon Ramën



Partia Demokratike, në një deklaratë për shtyp, ka pranuar dje rritjen e nivelit të korrupsionit në vend, por për këtë ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës. “Transparency International botoi raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri për vitin 2009. Konstatohet se Shqipëria ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar. Informojmë shqiptarët se shkaku kryesor i kësaj rënieje qëndron në: Qytezën Rama – Delijorgji me 51 pallate. Në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008, ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit. Qëndron në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173-ta në botë me afatin rekord 399 ditë. Këtu qëndron dhe shkaku kryesor i uljes së pikëve mbasi lejet e ndërtimit në vlerësimin e korrupsionit kanë peshën specifike më të lartë se të gjitha proceset e tjera”, - është shprehur dje zëdhënësja për shtyp e PD-së, Erla Mëhilli.

18 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›