E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PD ka mbi 73 vota për presidentin, Edi Rama e ka mendjen te pazaret”

17-05-2012 / Gazeta 55

Astrit Patozi, kryetari i grupit kuvendor demokrat

“Partia Demokratike ka më shumë se 73 vota për të zgjedhur presidentin e ri të vendit”. Në këtë mënyrë nënkryetari i selisë blu dhe kreu i deputetëve demokratë Astrit Patozi shfaqi siguri maksimale se mazhoranca është solide për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, madje dhe besimin se vota e deputetëve të pavarur në Kuvend do të shkojnë në favor të kandidatit demokrat. Pikërisht nisur nga kjo drejtuesi i lartë i PD-së hodhi poshtë akuzat e Edi Ramës se demokratët po tentojnë blerje deputetësh nga socialistët.
Patozi tha se Rama mbetet politikan pa moral dhe që kur ka hyrë në politikë karakteristikë kryesore e tij është të jetë një pazarxhi, këtë e tregoi edhe duke hyrë në shtëpinë e Ilir Metës si hallexhi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së tha se presidenti republikës është një figurë që kur shkon në postin e kreut më të lartë të shtetit presupozon mbylljen karrierës së tij politike, e pyetur nëse do të votojë LSI një kandidaturë të PD-së, Patozi tha aleati i tyre do t’i qëndrojë marrëveshjes së 2009-ës.
Bllokimin e dy reformave zgjedhore e parlamentare ne dy pikat e fundit, Patozi e konsideroi të qëllimshme, pasi Rama kërkon president dhe fitore të zgjedhjeve në tavolinë. Patozi tha se Rama kërkon të marrë indirekt shumicën në komisionin qendror të zgjedhjeve duke ruajtur numrin prej tre anëtarësh të së majtës në komision dhe duke i krijuar mundësi që kreu i KQZ-së të propozohet nga avokati i popullit, duke i dhënë atij anëtarin e katërt.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›