E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PD ka në qendër të programit interesin qytetar”

09-03-2013 / Gazeta 55

Takimi i një jave më parë në Divjakë, Kryeministri mban premtimin, zgjidh problemet e banorëve

Pak ditë më parë Kryeministri zhvilloi një takim me fermerë të Divjakës, ku dëgjoi shqetësimet dhe garantoi zgjidhje për to. Një takim që i ka vlerë për shumë çka Iliaz Gjinit, një pensionist nga kjo zonë. Ai i shtroi kryeministrit tre shqetësimet e tij, lidhur me problemet e pronësisë si dhe vonesat për të marrë pensionin. Gjatë rrëfimit i moshuari e shpreh qartë lodhjen nga sorollatjet e paarsyeshme në dyert e administratës dhe pa marrë asnjë zgjidhje, të paktën deri në ditën e këtij takimi të hapur.
Kryeministri i premtoi po në atë takim, se shqetësimet e tij do të marrin zgjidhje, duke i vendosur një afat një javor, i domosdoshëm për t’u njohur me problematiken.
Sikurse premtoi kryeministri, në krye të një jave, dy këshilltarë të tij dhe deputetja e zonës, gjatë një takimit e zhvilluar në zyrën e nënprefektit në prani të pensionistit Gjini, informojnë se shqetësimet e tij kanë marrë zgjidhje.
Deputetja tha se është pjesë e filozofisë së punës së Partisë Demokratike që të vendosë në epiqendër interesin qytetar. Ajo garantoi se kjo parti mbetet e hapur të dëgjojë dhe orientojë drejt zgjidhjes çdo shqetësim. Por nisur nga rasti, deputetja nënvizoi se ai duhet të shërbejë si apel për mirë funksionim të administratës vendore në të ardhmen, duke ndryshuar rrënjësisht mentalitetin me të cilin punohet.
Rasti i Iliaz Gjonit, nuk është i pari që merr zgjidhje falë ndërhyrjes së Kryeministrit.
Një pjesë e konsiderueshme e vendimeve të qeverisë, apo dhe programit të ardhshëm qeverisës, janë frymëzuar nga qytetarët, nëpërmjet kontakteve të Kryeministrit online apo gjatë takimeve të hapura në qytete të ndryshme të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›