E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Fushë Krujë

Share

Debati për zëvendësimin e Rudina Seserit vazhdon që të jetë i nxehtë. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka akuzuar Partinë Demokratike se po bllokon mandatin socialist, me qëllim që të përsëriten zgjedhjet në Fushë Krujë.

Gjiknuri këmbëngul se kur mandati mbetet vakant, atëherë atë e merr kandidati pasardhës, dhe kur ka rast dorëheqjeje, vazhdon lista me emrin tjetër. Thelbi i problematikës ka të bëjë me faktin se Gjon Bardhi, i cili është direkt në listë dhe i takonte mandati, është aktualisht kryetar i Bashkisë së Fushë Krujës.

PD kërkon që kjo çështje të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, e cila mund të vendosë pikërisht përsëritjen e zgjedhjeve në Fushë Krujë. Socialistët akuzojnë mazhorancën se kërkon tu vjedhë mandatin, në mënyrë që të kenë një votë më shumë për zgjedhjen e presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›