E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD nuk mund ta fshehë ultimatumin e Europës

Përgjigjja e PS-së

Partia Socialiste reagoi ndaj akuzave të ardhura dje nga Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Eduart Shalsi. Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PS-së theksoi se Kryeministri Berisha nuk mund të fshehë se europianët i kanë vendosur një ultimatum dyjavor për zgjidhjen e krizës politike në vend. Sipas Shalsit, kreu i qeverisë, Berisha, duhet të kuptojë në mënyrë të qartë se përgjegjësia për mosgjetjen e një kompromisi për krizën aktuale në vend, i takon vetëm atij. “Djemtë dhe vajzat që recitojnë ato çfarë ju shkruan Sali Berisha, nuk e fshehin dot se, përgjegjësia për mospranimin e kompromisit do t’i takojë vetëm Sali Berishës. Nuk e fshehin dot as se afati dyjavor është ultimativ, sepse parashtron pasojat që do të vuajmë”, theksoi Shalsi. Po kështu deputeti i PS-së theksoi se përfaqësuesit e PD-së nuk e fshehin dot faktin se neni 178 i Kodit Elektoral nuk është mbi Kushtetutën, por është nen i cili i jep të drejtën opozitës të hetojë pa kushte. “Përpjekjet e Sali Berishës për të shtruar pyetje të kota, kur duhen zgjidhje, janë shprehje e një kapsllëku mendor që nuk e zgjidh krizën”, deklaroi deputeti socialist. Sipas tij, PS i bënë apel Kryeministrit Berisha që të mos pengojë liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›