E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, hetim ish-zyrtarit për një pronë te Qyteti i Nxënësve

Dosja

Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim ish-kreun e Hipotekës së Tiranës, Gazmend Zenelin, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Njësia Task-Forcë ka dyshime se Zeneli ka nënvlerësuar një pronë shtetërore që është privatizuar disa kohë më parë. Prona ndodhet në afërsi të Qytetit të Nxënësve në kryeqytet dhe ishte në proces privatizimi, kur një ministri i ka kërkuar ish-kreut të Hipotekës një vlerësim. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, ish-kreu i Hipotekës Zeneli ka nënvlerësuar këtë pronë, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm të konsiderueshëm. Burime nga akuza qendrore thanë se hetimi është regjistruar pas një materiali nga Hipoteka, e cila në bazë të një kontrolli të periudhës 2005-2008, ka gjetur disa shkelje dhe i ka referuar në organin e akuzës. Ky i fundit ka nisur procedimin penal pa emër, ndërsa hetues të çështjes janë shpërngulur në zyrat e Hipotekës, duke marrë të gjitha dokumentet e pronës me sipërfaqe 6 mijë metra katrorësh.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›