PD paraqet strategji për Bujqësinë

13/03/2005 Situata e pyjeve është alarmante
Partia Demokratike e ka cilësuar situatë alarmante gjendjen e pyjeve në Shqipëri. Shkak janë prerjet pa kriter dhe mungesa e kontrollit. "Aktualisht, në kadastër figurojnë 1,3 milionë hektarë pyje, ndërkaq kanë mbetur vetëm 300 mijë ha. Pjesa tjetër tashmë është degraduar në shkurre dhe tokë djerrë. Ritmet e mbjelljeve të reja janë të papërfillshme. Është thelluar tepër diferenca ndërmjet ritmeve të rritjes me atë të prerjeve vjetore të pyjeve. Rritja vjetore është 1,2 milionë m3, prerjet legale e ilegale të druve të zjarrit janë 3,5 milion m3, dhe të lëndës drusore 0,5 milionë m3. Kjo situatë do të komprometojë çdo strategji, që bazon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të zonave të varfëra rurale, në shfrytëzimin racional të resurseve natyrore", thuhet në strategjinë e Partisë Demokratike. Për të përmirësuar situatën është kërkuar ndalimi i prerjeve të pyjeve deri në përmirësimin e tyre.
Zbutje të Barrës Fiskale për linjat e reja të agropërpunimit dhe për produktet e eksportit
Demokratët do miratojnë masa të rrepta për të ndaluar ndërtesat në tokat bujqësore
Partia Demokratike ka propozuar masa të rrepta për frenimin e ndërtimeve në tokat bujqësore dhe ofrimin e kredive të lehta për zhvillimin e bujqësisë në vend. Gjithashtu, për të nxitur dhe më shumë zhvillimin e zonave rurale, PD ka propozuar masa lehtësuese për iniciativat në ngritjen e linjave të reja të agropërpunimit. Në strategjinë që përmban 12 pika, thuhet se PD do të zbatojë zbutje të "Barrës Fiskale për produkte të veçanta me destinacion prioritar eksportin; Nxitja e krijimit të fermave të mëdha, që do të shërbejnë si furnizuese potenciale me fruta, perime, qumësht, mish etj., për industrinë përpunuese; Rishikimi i legjislacionit ekzistues, përafrimi i tij me atë evropian në drejtim të standardeve dhe sigurisë ushqimore". Ndërsa, duke parë situatën e pyjeve në vend, PD propozon “Ngrirjen” e përkohshme të shfrytëzimit të pyjeve dhe konservimi i natyrës, duke vënë theksin te funksionet publike, turistike dhe ambientale.
Ndërtimet
PD vë theksin në forcimin e monitorimit dhe kontrollit mbi territorin. Kjo do të arrihet nëpërmjet frenimit të ndërtimeve pa kriter mbi tokën bujqësore, nëpërmjet aplikimit të masave të veçanta fiskale/mbrojtëse. "Krijimi i një programi të veçantë për mbrojtjen e tokës, luftën kundër erozionit dhe shpyllëzimit në gjithë komunat ose bashkitë për hartimin dhe prezantimin e projekteve me pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit", është cilësuar si çështje prioritare. Për këtë janë propozuar mbështetje me kredi të buta, deri grante për krijimin dhe shtimin e pyjeve private në sipërfaqet e prekura nga erozioni.
Bujqësia
Rishikimi i Barrës Fiskale për agrobizneset e vogla e të mesme, në zonat rurale, në fushën e prodhimit, përpunimit e tregtimit të produkteve të diversifikuara, është premtimi i PD-së për zhvillimin e bujqësisë. Sipas strategjisë, zbutja e taksave, akcizave dhe tatimeve për importe të lëndëve të para, inputeve e pajisjeve të rëndësishme, që përdoren për prodhim bujqësor dhe nxitja e përdorimit të inputeve cilësore për prodhimin e produkteve bujqësore të veçanta, nëpërmjet diferencimit të TVSH-së do të sjellë reagime pozitive. Gjithashtu, si element i rëndësishëm shihet dhe krijimi i kushteve lehtësuese dhe garantimi i bankave për kredimarrësit e agrobiznesit. Kushte lehtësuese të diferencuara do të ketë për aktivitetet që lidhen me futjen e teknologjive të përparuara në prodhim, përpunim dhe shfrytëzim të burimeve lokale.
Masat
Demokratët deklarojnë se do të hartojnë dhe aprovojnë Planin Kombëtar Hapësinor për gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ku koordinohet përdorimi i tokës urbane e bujqësore, infrastruktura, shërbimet dhe balancimi i tyre. Në stretegji theksohet nevoja e decentralizmit të kompetencave për administrimin e territorit dhe forcimin e pushtetit vendor, sidomos në nivelin e komunave. Për zhvillimin e zonave rurale, PD thekson dhe inkurajimi i zhvillimit të blegtorisë në ferma të specializuara dhe kontroll rigoroz mbi cilësinë e medikamenteve veterinare.