E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS strategji për sigurinë

13/03/2005  Partia Socialiste ka zhvilluar dje mbledhjen e komisionit për politikat e sigurimit, ku është kërkuar më shumë bashkëpunim me forcat politike, për të arritur në integrimin në NATO. "Si sfida për katër vitet e ardhshme, ne vlerësojmë sigurimin e kufijve, rritjen e rolit aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Natyrisht, që në këtë drejtim çështjet e sigurisë kombëtare nuk duhet të shikohen si çështje të një force politike, pasi ajo është detyrë e gjithë klasës politike në bashkëpunim me ndërkombëtarët", tha dje Makbule Çeço. Ndërsa, Luan Rama ka theksuar se "procesi i anëtarësimit në NATO, nuk është thjesht një proces ushtarakë, sepse është edhe politikë, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme duhet të bëjnë edhe më shumë. Në këtë drejtim më duhet të them se anëtarësimi në NATO për Shqipërinë është më afër sesa ai me BE-në, megjithëse janë dy kolona, mbi të cilët duhet të mbështetet politika socialiste në katër vitet e ardhshme. Mazhoranca ka meritën që i ktheu institucionet e sigurisë në shërbim të shtetit dhe qytetarit, dhe jo në shërbim të individëve të veçantë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›