E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD parti e parë, por e majta krijon qeverinë

 

ADI SHKEMBI

Partia Demokratike kryeson në sondazhet e këtij muaji, ndërsa e majta e përbërë nga dy koalicionet e PS dhe LSI janë në avantazh. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në periudhën 8-11 qershor, koalicioni i djathtë do të merrte më shumë vota se koalicioni i kryesuar nga PS-ja. Por përqindja që ka marrë LSI e bën këtë forcë politike, faktor deciziv që e majta të krijojë qeverinë. IPM Marketing dhe TV Ora News kanë publikuar dje sondazhin e tretë në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit, ku nëpërmjet intervistave telefonike janë pyetur 1659 qytetarë dhe marzhi i gabimit është +-2.5%.
Koalicionet
Koalicioni “Aleanca e ndryshimit”, e kryesuar nga Partia Demokratike dhe në përbërje të të cilit janë edhe 15 parti të tjera, renditet në vendin e parë me 46.8 për qind të votave në shkallë vendi. Në vend të dytë renditet koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste, i cili ka marrë 43.8 për qind të votave dhe koalicioni i drejtuar nga LSI ka marrë 7.5 për qind të votave. Në vendin e katërt për sa i përket koalicioneve renditet Poli i Lirisë me 1.5 për qind të votave, ndërsa Partia e avokat Spartak Ngjelës, Ligj dhe Drejtësi ka marrë 0.5 për qind. Në krahasim me një muaj më parë, koalicioni i PS-së ka një rënie me 2.5 për qind; koalicioni i PD-së ka një rritje me 2.1 për qind dhe koalicioni i drejtuar nga ish kryeministri Meta është rritur me 0.5 për qind. Por gjatë kësaj pyetje, 10 për qind e të pyeturve, rreth 165 qytetarë kanë qenë të pavendosur se kujt do t’ia japin votën në zgjedhjet e fundmuajit. 
Votat e partive
Për sa i përket votave të secilës prej partive, Partia Demokratike renditet në vendin e parë me 42.6 për qind të votave, e ndjekur nga PS-ja me 39.6 për qind. Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë nga ky sondazh 5.7 për qind, ndërsa Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 0.5 për qind. Të pyetur se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 28 qershorit, pavarësisht preferencave të të intervistuarve, 40 për qind mendojnë se Partia Demokratike do të marrë numrin më të madh të votave, ndërsa Partia Socialiste renditet në vendin e dytë me 36 për qind të votave. Në krahasim me një muaj më parë, PD-ja ka një rritje me pesë për qind, ndërsa Partia Socialiste ka një rënie me 3 për qind. Dy për qind e të pyeturve mendojnë se zgjedhjet do ti fitojë Lëvizja Socialiste për Integrim. Për sa i përket probleme që shqetësojnë qytetarët, papunësia mbetet sërish në vend të parë i ndjekur nga korrupsioni, ndërsa në fund janë arsimi dhe infrastruktura.

Rezultatet e sondazhit

                        Qershor    Maj

PS                        39.6        43.0
G99                        3.5        3.2
Të tjerat (PSD-PDS-PBDNJ)            0.7        1.1
Bashkimi për Ndryshim            43.8        47.3

PD                        42.6        42.0
PR                        1.5        1.0
PDI                        0.6        -
PAA                        0.5        -
(AD-PBK-PLL-BLD, të tjerat)            1.6        1.7
Aleanca e Ndryshimit            46.8        44.7

LSI                        5.7        6.0
PSV 91                    0.5        -
(PGJ-LDLNJ-PTR-PMDE)            1.3        1.0
Aleanca Socialiste për Integrim        7.5        7.0

LZHK                    0.5        <0.5
(PDK-PBD-PKONS-PRDSH-PRRL)        1.0        <0.5
Aleanca Poli i Lirisë            1.5        0.5

PLiDr                    <0.5        <0.5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›