Propozohet lëvizja e lirë për Ballkanin Perëndimor
06/06/2009 Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi do të përfitojnë të parët
Për Shqipërinë do të priten zgjedhjet dhe përfundimi i procesit të kartave
Komisioni Evropian do të propozojë heqjen e regjimit të vizave për një sërë vendesh të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi janë tri vendet që priten të kenë privilegjin për të lëvizur lirshëm në Evropë pa pasur nevojën e marrjes së një vize. Deklarata është bërë një ditë më parë në Luksemburg nga komisioneri për drejtësinë dhe punët e brendshme Zhak Baro, i cili e ka mbështetur këtë deklaratë te raporti për përparimin e vendeve të Ballkanit që plotësojnë kushtet për të lëvizur lirshëm në BE, raport i cili u dorëzua më 18 maj para ministrave të BE-së. Ndërkohë që Shqipëria, megjithëse është ndër vendet e para që u anëtarësua në NATO, është parë e arsyeshme që vlerësimi për të të bëhet në një kohë tjetër, duke arsyetuar se nuk janë përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave. Gjithsesi, pavarësisht asaj çka është thënë në raport, e megjithëse Shqipëria ka nënshkruar MSA-në me të gjitha vendet e rajonit, sërish starton Serbia, e cila nuk e ka nisur ende këtë proces. Në pamje të parë çështja duket se më shumë se ka të bëjë me reformat që kanë ndjekur vendet që përfitojnë, ka të bëjë me gjeopolitikën e rajonit. Pra, Serbisë po i afrohet një bashkëpunim për shkak të qëndrimeve të saj, sidomos në lidhje me pavarësinë e Kosovës, ndërsa Maqedonisë çështja e emrit me Greqinë i kushtoi anëtarësimin në NATO. Sa për Malin e Zi dihet se pesha e tij në rajon është thuajse inekzistente. Nga ana tjetër, si parakusht për liberalizimin e vizave për Shqipërinë janë dhe mbajtja e zgjedhjeve brenda standardeve. Pra, për sa kohë nuk janë zhvilluar zgjedhjet në Shqipëri, procesi i lëvizjes së lirë do të mbetet pezull, megjithëse lobingjet dhe deklaratat përkrahëse nuk kanë munguar. Përmendim këtu Franko Fratinin apo dhe një sërë eksponentësh të tjerë të lartë të Brukselit. Gjithsesi, është thënë prerë dhe qartë se zgjedhjet në Shqipëri janë vendimtare, pavarësisht reformave që mund të jenë ndërruare. Me pak fjalë, shqiptarëve u duhet të presin 29 qershorin.
Aplikimi
Në prill të këtij viti Shqipëria dorëzoi aplikimin për statusin e vendit kandidat për në BE. Kryeministri Berisha udhëtoi drejt Çekisë për t’i dorëzuar dokumentet kryeministrit të Çekisë, Topolanek, vend i cili ka dhe presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Nga ana e tyre vendet anëtare të BE-së u shprehën se e mira ishte që ky aplikim të bëhej pas zgjedhjeve. Në rrugën e integrimit Shqipëria ka marrë mbështetjen dhe të Greqisë dhe Francës, që njihen si vende problematike, sidomos në raport me vendin tonë. Nga ana tjetër, mbështetja nuk ka munguar nga një sërë vendesh të BE-së, si fjala vjen Italia, Gjermania apo Austria, që janë pro Shqipërisë në këtë proces