Kërkesa e Konfindustrisë: Të krijohet tregu rajonal
08/06/2009 Buxhuku: Të ngrihet një Këshill i Përbashkët i Nivelit të Lartë
Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për vonesat në ndërtimin e politikave të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Me anën e një njoftimi për shtyp grupimi më i madh i industrialistëve në vend ka bërë të ditur kërkesën e vet për krijimin e tregut mbarëkombëtar shqiptar 7 milionësh do të ulin ndjeshëm në afatgjatë efektivitetin ekonomik të investimeve strategjike me vlerë të lartë, sikurse është rruga Durrës-Kukës dhe investimet në rrjetet energjetike të të dy vendeve. “I kërkojmë vendimmarrjes politike në Shqipëri dhe Kosovë, që sa më shpejt të merret nisma për krijimin e një Këshilli të Përbashkët i Nivelit të Lartë, për të bërë të mundur hartimin e politikave të nevojshme për ndërtimin e tregut ekonomik shqiptar të hapur dhe për vendet e tjera të rajonit, sipas përvojës së BE-së”, - bën të ditur administratori i këtij grupimi, Gjergj Buxhuku. Konfindustria e quan kohë të humbur me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës dhe mirëqenies së shqiptarëve, vonesat e krijimit të legjislacionit të nevojshëm për ndërtimin e tregut ekonomik të hapur mbarëshqiptar, si mundësia më e madhe për të bërë të mundur tërheqjen e investimeve të mëdha strategjike të huaja, fuqizimin ekonomik industrial të domosdoshëm dhe rritjen e mirëqenies së shqiptarëve. Konfindustria, në një situatë të tillë ku gjendet vendi, me afrimin e periudhës së zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, kërkon nga vendimmarrja politike e të gjitha ngjyrave, që të kenë si qëllim parësor në programet e tyre zgjedhore dhe më pas në zbatim, pikërisht përgatitjen e politikave të përbashkëta financiare, fiskale, ekonomike, të tregut të punës etj., ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim që të ndërtohet dhe të funksionojë në një kohë sa më të shpejtë tregu i hapur ekonomik mbarëshqiptar. “Me keqardhje vihet re se, ndërkohë që investimet në infrastrukturë rrugore, portuale dhe energjetike po ecin me hapa të shpejtë, ndërtimi i politikave për krijimin e legjislacionit të duhur për krijimin e tregut të përbashkët shqiptar është mjaft i ngadaltë”, - thekson në fjalën e tij Buxhuku. Përjashtim, sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustrisë, bën sektori i energjetikës, në të cilin është përparuar në mënyrë të kënaqshme në harmonizimin e sistemit energjetik të Kosovës dhe Shqipërisë, me përfitim të ndjeshëm të dyanshëm.
Faturimi
Shumë familje në zona të ndryshme të vendit paguajnë energjinë elektrike pa qenë të pajisur me matësa. Kjo për arsye se pagesa që bëhet në këtë mënyrë është më e ulët në krahasim me konsumin e tyre. Mesatarisht faturimi aforfe paguhet në sasinë 430 kWh në muaj ose 4 392 lekë në muaj, duke përfshirë edhe TVSH-në. Sipas disa parashikimeve paraprake që bëjnë specialistët, konsumi mesatar për këto familje mund të jetë mbi 600 kWh në muaj.
Konsumatorët
Konsumatorët familjarë mbeten përdoruesit kryesorë të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare, ata zënë 61 për qind të tregut, të pasuar nga sektori privat dhe institucionet shtetërore, që përbëjnë 25 dhe 14 për qind respektivisht të kërkesës. Institucioni mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë në raportin e fundit për treguesit e tremujorit, vë në dukje se profili i konsumit të energjisë nuk ka shënuar ndryshime të theksuara në krahasim me vitet e mëparshme.