E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kompjuteri pezullon punën 6 orë

GJIROKASTER - Një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke paralizon për gjashtë orë kalimin në doganën e Kakavijës. 

Sipas të dhë-nave, bllokimi i kalimit ka filluar në orën 24:00 të së enjtes dhe ka vazhduar deri 06:00 të ditës së djeshme. E njëjta situatë ka qenë edhe në anën shqiptare, ku emigrantët dhe shtetasit që kërkonin të kalonin drejt Greqisë kanë qëndruar përgjatë gjithë natës të bllokuar. Si rrjedhojë e stanjacionit të krijuar, në pjesën greke është formuar një radhë prej 1 km me automjete të vogla dhe 8 autobusë në pritje për të kaluar drejt Shqipërisë. Në orën 06:00 anomalia e hasur në sistemin kompjuterik të Policisë Kufitare greke është rikuperuar ndërsa janë dashur edhe dy orë të tjera që gjendja t'i kthehej normalitetit dhe radhët të eliminoheshin plotësisht.                         p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›