Myzeqeja mbulohet nga flakët, rrezikohen çadrat me pushues
Myzeqeja nis sezonin e zjarreve. Dhjetëra hektarë pyje janë shkrumbuar gjatë orëve të fundit në zonën e Darëzezës e Divjakës. Flakët kanë rrezikuar dhe disa çadra pushuesish, të cilët po kalonin natën shumë pranë bregdetit të Semanit.
Zjarri ka rënë gjatë natës, duke i gjetur të papërgatitur pushuesit. "U tmerruam. Kemi rreth 2 javë që jemi vendosur me çadra mes pyllit se nuk kemi mundësi të paguajmë kabina apo dhoma hoteli. Tymi na mbuloi dhe nuk po shihnim më". Vetë banorët i janë bashkuar forcave zjarrfikëse në shuarjen e flakëve. Në orët e para të mëngjesit familjarët kanë gjetur dhe njëri-tjetrin, pasi fëmijë e të moshuar ishin shpërndarë nëpër pyll. Dyshohet se zjarrvënësit janë vetë pushuesit, nga pakujdesia. Ndërkohë, që zjarr i qëllimshëm është cilësuar ai në fshatin Xenë të Divjakës, ku rreth 25 hektarë kanë marrë flakë. Angazhimi i banorëve me forcat zjarrfikëse ka qenë efikas në vatrat e zjarrit në Fier, ndërsa në Gjinaj të Hasit prej orësh nuk duket se do të ketë shuarje të tyre. Si pasojë e terrenit të vështirë, flakët e nisura prej pasdites së të enjtes kanë vazhduar dhe dje.
Deri tani më i prekur nga pasojat e zjarreve është Qarku i Beratit. Dy vatra të reja u shënuan dje, duke përfshirë kurorën me pisha në malin e Goricës dhe fshatin Kozare në Kuçovë. Rreth 3 mijë hektarë me pusha rezultojnë të shkrumbuara. m.r/j.h/d.xh