Policia e Vlorës çel dyert për qytetarët, në ditën festë të saj
/>Dita e krijimit të Policisë së Shtetit, është festuar edhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës. Për 96 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, qysh në orët e para të ditës së djeshme, dyert e kësaj drejtorie kanë qenë të hapura për të gjithë ata që kishin dëshirë të shikonin nga afër ambientet ku punojnë punonjësit e policisë.
Në këtë drejtori kanë ardhur shumë qytetarë dhe nxënës shkollash, të cilët janë njohur me arritjet e policisë lokale dhe me kushtet ku punojnë punonjësit e saj. Më pas është zhvilluar një mbledhje përkujtimore, në të cilën ka marrë pjesë edhe prefekti i qarkut, Hasan Halili, kryeprokurori i rrethit, Sokol Malaj, drejtues në vite të kësaj drejtorie, drejtues të sotëm dhe punonjës të saj. Të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i kësaj drejtorie, kryekomisar Vehbi Bushati, i cili ka vënë në dukje jo vetëm arritjet e saj në vite, por ka përkujtuar me respekt edhe policët e rënë në krye të detyrës. Më pas, të gjitha makinat e kësaj drejtorie kanë bërë një xhiro paradë nëpër rrugët kryesore të qytetit.