E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, Rama: Është një betejë politike

Socialistet nuk besojne se prokuroria e përgjithshme mund te beje transparence te mjaftueshme te zgjedhjeve, megjithe angazhimin e saj ne qendra te caktuara te votimit. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha se hetimi i synuar nga opozita nuk ka lidhje me gjykatat apo prokurorine. “Kërkesa jonë për hetim të zgjedhjeve ka të bëjë me transparencën në funksion të një të drejte. Nuk ka të bëjë fare me prokurorinë. Hetimi i zgjedhjeve që ne kërkojmë nga parlamenti nuk ka të bëjë as me prokurorinë as me gjykatat” tha Rama.

Rama sqaroi se socialistet nuk jane ne nje beteje ligjore me mazhorancen, megjithëse kane propozuar mendime ligjore per te qartësuar nismen e tyre. Ai tha se zgjidhja e krizes politike mund te vije vetem nga vullneti i mire politik.“Kjo nuk është një betejë ligjore. Kjo është një betëjë politike për një të vërtetë që njëra palë e mbron, njëra palë e mohon. Nuk është një betejë proceduriale politike, është një betejë politike për demokracinë” tha Rama.

Socialistet thone se komisioneret e tyre u blene ne mase nga Partia Demokratike dhe pas firmosjes se procesverbaleve, prova e vetme e manipulimeve eshte brenda ne kutite e votimit. Prove tjeter e manipulimeve thote opozita eshte raporti i OSBE ODHIR per zgjedhjet, sipas te cilit nje e treta e numërimit ishte i keq.

Bindja e socialisteve ne manipulimet buron edhe nga eksperienca e 20 vjet zgjedhjesh problematike, qe sic tha Gramoz Ruci nje dite me pare, e kane zanafillen ne parimet e dikurshme komuniste. “S’ka rëndësi se kush voton dhe si voton. Ka rëndëi se kush numëron. Ky është parim stalinist dhe unë e ti e dimë mirë meqë e kemi studiuar Stalinin e famshëm” tha Ruci.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›