E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisionet parlamentare, zbardhen emrat e anëtarëve socialistë

Pas të dytës herë në kuvend që prej fillimit të punimeve të tij socialistët kanë zbardhur emrat e atyre që do të ulen në karriket bosh të komisioneve parlamentare si dhe anëtarët e delegacioneve ndërkombëtare. Shpërndarja e deputetëve u bë e ditur gjatë mbledhjes të grupit parlamentar paraditen e së të enjtes duke i grupuar kryesisht ne baze te profesionit qe ata kryejne.

Vihet re se deputetet qe kane qene ne legjislaturat e shkuara janë vendosur në te njejtin pozicion, perveç Kastriot Islamit e Namik Dokles.

Nga komisioni i Jashtëm ata janë zhvendosur respektivisht në komisionet e Medias dhe Veprimtarisë Prodhuese. Ben Blushi është lënë sërish anëtar i Komisionit të Sigurisë, ashtu si 4 vite më parë .

Përsa i përket përfaqësuesve pranë institucioneve ndërkombëtare vetëm Arben Malaj nga deputetët e LMN, është caktuar në delegacionin pranë Komitetit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Arta Dade do jetë e vetmja depuetete e PS-së në përfaqësimin shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, ndërsa në delegacionin pranë NATO-s përfaqësimi do të bëhet nga Pandeli Majko.

Nderkohe, propozimet e ardhura nga selia roze ka sjelle edhe nje riformatim te shperndarjes se grupit te deputeteve edhe te kampi blu.

PD-ja nga ana e saj ka emëruar të njëjtët deputetë në disa komisione, pas ndryshimit të nenit 20 të rregullores së Kuvendit. Sipas variantit të vjetër, ata mund të ishin anëtarë vetëm të një komisioni, ndërsa tani mund të jenë pjesë e 2 të tillëve dhe lejohen të marrin pjesë në komisione të tjera pa të drejtë vote.

Një tjetër ndryshim i rregullores, i miratuar të enjten pasdite ka ligjëruar një strukture të re drejtuese të parlamentit me 3 zëvendëskryetar.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 05 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›