PD, rikthen per shqyrtim “financimin e shoqërisë civile”
PD-ja riktheu dje pwr shyrtim projektligjin për ngritjen e një agjencie kombëtare qeveritare e cila do të mbështesë organizatat jofitimprurëse. Zëvendëskryeminisitri Genc Pollo deklaroi se ky është një moment i përshtatshëm për të ngritur këtë agjenci, e cila do të bëjë të mundur nxitjen e shoqërisë. “Projektiligji që ne sjellim, hap një epokë të re. Këto organizata kanë pasur shumë dyer ndihme, por që kanë qenë vetëm nga ambasada apo disa organizata të tjera. Por si pasojë e zhvillimit, ka ardhur koha që vetë qeveria shqiptare të kontribuojë së bashku me donatorët. Është e natyrshme që edhe qeveria ta bëjë një gjë të tillë. Prandaj, projektligji në fjalë do të ngrejë një agjenci, e cila do të ndihmojë këto organizata”, - tha Pollo.
Berisha ngushëllon familjen Gonaj
Kryeministri Sali Berisha i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi familjes Gonaj, me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të familjarëve të tyre të dashur, Angjelinës, Dorinës dhe Dorianit. Në mesazhin e tij, Berisha shkruan: “I dashur z. Gëzim Gonaj, të dashur familjarë dhe të afërm të Angjelinës, Dorinës dhe Dorianit. Lajmi i vdekjes tragjike të Angjelinës dhe dy fëmijëve, dy engjëjve të saj, Dorinës dhe Dorianit, ka pikëlluar thellësisht mua, familjen time, qeverinë shqiptare. Duke ju shprehur ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë njerëzor, lutem që ju të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të tmerrshme. Ndërsa, për Angjelinën dhe dy fëmijët, Dorianin dhe Dorinën, lutem bashkë me ju që të gjejnë paqen e merituar”.