E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skemë ndihme prej 4 milionë lekësh për ndërmarrjet e vogla e të mesme

02/11/2011  Krijohet Fondi i Inovacionit. Ja kushtet se si mund të përfitojnë subjektet

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve do të ketë në dispozicion 4 milionë lekë për të subvencionuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjatë këtij viti. Vendimi për krijimin e fondit të inovacionit ka hyrë në fuqi dhe parashikon një vlerë të përgjithshme 40 milionë lekë, për një kohë zbatimi 4 vjet për periudhën 2011-2014. Zbatimi i skemës fillon në vitin 2011, me një vlerë prej 4 milionë lekësh. Për vitet 2012, 2013 dhe 2014, vlera e fondit është 12 milionë lekë, për secilin vit. Ky fond u jep ndihmë, në formë subvencioni të drejtpërdrejtë, ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, deri në 400 mijë lekë. Në varësi të vlerësimit për projektin e dorëzuar nga aplikanti, skema mbulon nga 30% deri 50% të kostove të pranueshme dhe të miratuara. Kostot që mund të bashkëfinancohen përfshijnë kostot për auditimin e inovacionit dhe të teknologjisë, që synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikonte vlerësimin e pozicioneve të tyre aktuale dhe mundësitë për profilin e tyre të inovacionit dhe/ose pozicionimit teknologjik, sipas një strukture konkurruese zhvillimi, ndërkombëtarizimin e teknologjisë, e cila synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikante të identifikojnë dhe të inspektojnë teknologjinë që kërkojnë të përshtatin. Pagesa e subvencionit bëhet në fund të projektit, kundrejt faturës së shpenzimeve të kryera. Për vitin 2011, METE do të kalojë për AIDA-n, shumën 4 milionë lekë.

Kushtet për të përfituar

Ndërmarrjet duhet të plotësojnë disa kushte që të përfitojnë nga Fondi i Inovacionit. Ato duhet të jenë biznese mikro, të vogla apo të mesme, të kenë selinë dhe fabrikën kryesore të prodhimit brenda vendit, të prodhojnë në Shqipëri produkte apo shërbime që tregtohen brenda/jashtë vendit. Ato duhet të përcaktojnë se kanë nevojë për t’u përmirësuar teknologjikisht, duhet të kenë një vlerësim për përfitimet e pritshme të biznesit nga përmirësimi, si dhe një plan biznesi. Gjithashtu duhet të argumentojnë se asistenca e Fondit të Inovacionit do të ndihmojë në rritjen e veprimtarisë ekonomike të subjektit përfitues, të argumentojnë se janë në gjendje të financojnë 100% të të gjitha kostove të projektit, të propozuara para përfundimit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›