E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrimi i Berishes ne daten 10 maj 2010

Gjatë grevës së urisë

“Vlerësoj propozimin e Këshillit të Europës, e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si një propozim tërësisht mbi palët, si një propozim tërësisht në të mirën e vendit por edhe të Partisë Socialiste dhe të palëve, ku i kërkohet zotit Rama t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe në rast se kjo e fundit e gjykon, t’i drejtohet Strasburgut.

I bëj thirrje gjithashtu, në rast se nuk i pëlqen ky variant, të vijnë në komisionin parlamentar. Të fillojë menjëherë punë komisioni, do të ketë kryetarin e komisionit, do të ketë shumicën në çdo votim të komisionit. U çudita shumë kur mora vesh se në Bruksel, një miku im atje më tha se këtu na thuhet se nuk i është dhënë as kryetari dhe as shumica. Jo, - i thashë, i nderuar mik, - i është dhënë edhe kryetari dhe shumica. Me këtë mekanizëm, të hetojmë çdo gjë, të bëjmë transparencën për çdo gjë, në përputhje me ligjet e vendit, të cilët mundësojnë deklasfikimin e çdo dokumenti. Mjafton që ne t’i ndjekim ato. Një pjesë të çështjeve që dalin direkt ta ndjekin anëtarët e komisionit, pjesën tjetër që dalin me fakte, prokuroria e vendit. Sepse një gjë është e sigurt, mund të kërkosh çdo gjë nga unë, por unë gjykatës, prokuror, nuk mund të bëhem”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›