PD sulmon Daden: Kumbare e bandës “Hakmarrje për drejtësi”
TIRANë- Partia Demokratike e ka cilësuar sot deputeten socialiste Arta Dade, kumbaren e organizatës “ Hakmarrja për Drejtësi” dhe si rrjedhim prandaj edhe kërkoi përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “ PD disponon prova të qarta që fakton se Arta Dade dhe familja e saj është e lidhur me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale atë të “ Hakmarrjes për Drejtësi”. “Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden, në njëriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës, të cilët kërkojnë përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës”, deklaroi Mëhilli. (e.n/BalkanWeb)