E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, fond për dëmet në bagëti e dezinfektimin e zonës

SHKODER- Fondi i nevojshëm për të dëmshpërblyer banorët e zonës së Shkodrës për dëmet që u janë shkaktuar në bagëti është 10 milion e 429 mijë lekë. Kjo bëhet e ditur nga ministria e Bujqësisë, e cila jep edhe shifrat e kafshëve të dëmtuara. Sipas të dhënave zyrtare janë dëmtuar 4695 pula, 19 krerë gjedhë, 169 krerë bagëti të imta, 226 koshere blete, 9 derra e dy kuaj. Ndërkaq për masat veterinare që do të aplikohen pas përmbytjeve që përfshin parandalim të sëmundjeve të kafshëve të pritshme pas përmbytjes si plasja, pseudopesti. Ndjekja e përditshme e situatës epizootike të zonës në lidhje me sëmundjet infektive, vaksinime apo dezinfektim të ambienteve të sistemimit të kafshëve, fondi i nevojshëm është përcaktuar të jetë afro 25 milion e 15 mijë lekë. Nga ana tjetër ministria e Bujqësisë ka llogaritur nevojat ushqimore për koncentrate dhe sanë për një periudhë 15 ditore dhe janë hartuar grafikët e furnizimit javor dhe ditor, të cilat i janë dorëzuar Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Shkodrës. Për mbarëvajtjen e shëndetit të kafshëve në zonat e përmbytura janë organizuar shërbimet veterinare 24 orëshe për monitorimin, njoftimin dhe marrjen e masave në lidhje me infeksionet e mundshme.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›