E Shtunë, 31 Tetor 2026

Street Syle, konkursi sportive drejt fundit

TIRANE- Zhvillohet finalja kombëtare e disiplinës sportive, Street Syle. Pas 5 muajsh kërkime në të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në Tiranë 25 më të mirët, të cilët konkurruan me numrat e tyre më të bukur, për të fituar një vend në finalen kombëtare. Aktivitet ky i sponsorizuar nga Red Bull. Në këtë garë kanë marrë pjesë të rinj të moshave të ndryshme, duke filluar nga 7 vjec. Të rinjtë që do të përzgjidhen nga juria në finalen kombëtare do të marrin pjesë në botërorin që këtë vit do të zhvillohet në Cape Toën në Afrikën e Jugut, në datat 26 deri më 28 prill.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›