E Diel, 1 Nëntor 2026

PD zgjeron koalicionin, së shpejti marrëveshje edhe me Ballin Kombëtar, të drejtuar nga Adriatik Alimadhi

TIRANE - Partia Demokratike zgjeron ndjeshëm koalicionin që do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Pas shkrirjes së strukturave të PDR-së me PD-në, prej edhe nga lindi, e pas nënshkrimit të marrëveshjeve zyrtare me Partinë Aleanca Demokratike, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Agraro Ambientalistët, Partia Demokratike, deklaron se koalicioni i djathtë do të jetë një nga më të mëdhenjtë që ka marrë pjesë ndonjëherë në zgjedhje parlamentare.
Zëdhënësi i grupit parlamentar në PD, Aldo Bumçi, deklaroi dje se PD është në negociata me të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë.
Sipas tij, brenda koalicionit të PD-së do të përfshihet edhe Partia e Ballit Kombëtar, e udhëhequr nga Adriatik Alimadhi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›