E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rruga Durrës-Kukës do t’i bashkojë shqiptarët dhe do i integrojë me njëri-tjetrin si një komb”

Përkundër Ilir Metës kreut të LSI, Edvini të ketë fobi ndaj kësaj vepre kombëtare

TIRANE - Ndërsa kryesocialisti Edi Rama vijon që të mbajë një qëndrim armiqësore ndaj ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës duke mos denjuar aq ta vizitojë atë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është shprehur gjatë një takimi më banorë të Bathores të ardhur kryesisht nga zonat veriore, se kjo rrugë do t’i integrojë shqiptarët në të dy anët e kufirit.
“Ne jemi shprehur tepër të vëmendshëm dhe larg paragjykimeve edhe për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës, pavarësisht nga dyshimet serioze për korrupsionin e pushtetarëve aktualë. Sepse përfundimi i kësaj rruge do t’i bashkojë shqiptarët dhe do i integrojë me njëri-tjetrin si një komb i vetëm. Shumë prej jush vijnë nga zona të Veriut të Shqipërisë, tha Meta, dhe kjo rrugë do të bëjë të mundur që edhe ju dhe familjet tuaja kudo ku janë të ndihen më pranë njëri-tjetrit, më të bashkuar, dhe me të sigurt për një të ardhme. Shqipëria ka nevojë për të çuar para projekte që i bashkojnë shqiptarët, ashtu sikurse ka nevojë dhe për të bërë rrugën e ‘Arbrit’, për të bashkuar Tiranën me Bulqizën, me Dibrën, me Tetovën, Gostivarin dhe me shqiptarët e Maqedonisë”, deklaroi Meta.
Për kreun e LSI-së, Shqipëria në NATO do të thotë një detyrë për të gjithë ne për të përgatitur vendin për të hyrë dhe në Bashkimin Evropian.
“Shqiptarët në BE do të hyjnë vetëm duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë dhe jo vetëm në favor të atyre që janë në pushtet sot. Shqipëria në NATO do të thotë punë dhe mundësi për të rinjtë e Kamzës, për të gjithë ata që duan të punojnë. Ndaj ne kemi programin e ‘Punësimit Jetik’, që përmes programeve të nxitjes së investimeve publike pranë komunitetit, do t’i ofrojë mundësi çdo anëtari të një familje që nuk ka të punësuar diku, të ketë mundësinë të kontribuojë për familjen e tyre për të dalë nga varfëria. Për çdo vend të ri pune që do të krijohet ne do të stimulojmë në mënyrë konkrete biznesin duke e lehtësuar nga taksat dhe tatimet. Për çdo vend të ri pune, ne do të shprehim mirënjohjen tonë biznesit vendas apo të huaj jo me fjalë, por me politika konkrete, tatimore dhe fiskale. Pra për çdo biznes të ri që do punësojë më shumë sesa pesë veta ne do të heqim tatim fitimin për disa vite”, deklaroi Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›