PDI: Prezantuam çështjen çame tek kongresmenët amerikanë
Nga dt 19 deri ne dt 24 korrik delagacioni shqiptar, me qëllim njohjen e politikberesve amerikane me çeshtjen çame dhe inicimit të një rezolute per kete çeshtje ne Kongresin Amerikan përveç të tjerëve ka takuar Kongresmenin, Steny Hoyer, lider i maxhorances Demokrate ne Kongresin Amerikan dhe Kongresmenin, Alcee Hastings, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evrope ( Komisioni amerikan i Helsinkit ).
Në këto takime, si dhe shumë të tjera me senatorë dhe Kongresmenë të tjerë PDI , duke shprehur besimin tek SHBA-të si perkrahesi me i madh i te drejtave te njeriut ,u prezantoi bashkëbiseduesve njeëdosje informative mbi gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme çame dhe një tablo të situatës aktuale. Kjo çeshtje u prezantua si një shkelje flagrante e te drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e qeverive Greke te djeshme dhe te sotshme.
Nga ana e tyre politikeberesit amerikanë e pritën me interes këtë çështje, shprehen keqardhjen për këtë tragjedi dhe disa prej kongresmenëve shprehen interes për t’iu bashkuar Albanian Issue Caucus ( Grupi parlamentar për çeshtjet Shqiptare), grup që sot përbehet nga 25 Kongresmenë.
Ata morën përsiper që shumë shpejt për këtë çështje ambasadori i Greqise në SHBA të merret në pyetje dhe njëkohësisht t’i transmetohet kjo ambasadorit të SHBA-ve në Greqi. Shumë i rëndësishëm është fakti që disa prej kongresmenëve konfirmuan vullnetin pozitiv për të iniciuar një rezolutë për këtë çështje ne Kogresin Amerikan.