E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Red Bulli pole position në Hungari

Kjo është e 11-a herë në 12 garat e këtij sezoni që Red Bulli bën monopol radhën e parë të nisjes, duke konfirmuar edhe një herë se në xhiron e shpejtë nuk njeh rivalë. Menjëherë pas tyre u renditën dy kaminat Ferrari, Alonso në vend të tretë dhe Felipe Masa në të katërtin.

Kryesuesi i kampionatit, Ljuis Hamilton, do të niset nga vendi i pestë, ndërkohë që ka zhgënjyer plotësisht shoku i skuadrës te Meklareni, Xhenson Baton. Kampioni i botës në fuqi u eliminua në sezionin e dytë dhe nesër do të niset nga vendi i 11-të. Paraqitje të dobët ka bërë edhe shtatë herë kampioni i botës, Majkëll Shumaker, i cili u rendit i 14-ti. Gara e Hungarisë do të zhvillohet të dielën në orën 14:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›