E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenohet me thike kandidati i PS-se per Komunen Kuman

Fier

Kandidati i Koalicionit te majte Aleanca per te ardhmen ne komunen Kuman te Fierit eshte kercenuar me jete nga nje militant i Partise Demokratike. Ngjarja eshte denoncuar prane prokurorise se Fierit dje ne mbremje nderkohe qe tensionet jane ndezur ne zonen tradicionalisht te djathte por qe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 rezultoi me me shume vota per PS-ne. Burime zyrtare te prokurorise se Fierit konfirmojne denoncimin e kryer nga kandidati Banush Gjoni i cili shoqerohej edhe nga perfaqesues te PS-se lokale. Mesohet se kercenimi eshte bere mbremjen e 19 prillit kur Banush Gjoni ishte duke perfunduar nje takim elektoral. Kandidati u tha prokuroreve se ne fund te takimit i eshte afruar punonjesi i komunes Beqir Toska i cili fillimisht e ka share dhe me pas ka nxjerre nje thike dhe e ka kercenuar. Ne Komunen Kuman perballe kandidatit te koalicionit te majte garon Rajmond Plaka kryetari aktual i komunes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›