Protestat e minatorëve, deri në plotësimin e kërkesave

“Mjaftë gënjyet, në kërkojmë kompesim të pensioneve”. Kjo ishte kërkesa e kreut të sindikatës së minatorëve së bashku me minatorët të cilët kërkonin të plotësohen të drejtat e tyre.
Rreth orës 11:00 të paradites së sotme, një grup minatorësh kanë protestuar para selisë së Kryeministrisë, duke kërkuar përmirësimin e statusit të tyre. Me parulla në duar, minatorët kanë kërkuar sërish sot, që qeveria të rishikojë statusin e minatorit dhe të vendosë në vend dinjitetin e punëtorevë të minierave.
Ndërsa kërkuan mbështetjen e qyetarëve të tjerë, ata theksuan se ditën e nesërme do të protestojnë për një tragjedi tjetër, atë të Gërdecit.