Eurofish, punëtorët në protestë, bllokojnë 1 orë, aksin Lezhë- Lac
LEZHE- Punonjeset e stabilimentit të përpunimit të peshkut “Eurofish” në Lezhë u janë rikthyer protestave, duke bllokuar aksin nacional Lezhe-Laç për gati një orë. Protesta e nisur që në oret e para të mëngjesit të sotem vjen pas shkarkimit nga detyra të 3 punonjësve të këtij stabilimenti.l Punonjësit e shkarkuar ishin organizatorë të protestave të mëparshme. Në fillim punonjësit janë vendosur në trotuarin përpara stabilimentit të Eurofish, e cila ndodhet ne ane te rruges nacionale Lezhe- lac.
Më pas nga ora 10:00 deri në orën 11:00 kanë dalë në asfalat duke bllokuar dhe lëvizjen e automjeteve në aksin nacional Lezhë- Lac. Protesta ka shkaktuar dhe një rëndim të trafikut. 500 punonjesët kërkojnë kthimin në detyrë të 3 kolegëve të shkarkuar, si dhe përmirësimin e kushteve të punës e rritjen e nivelit të pagave në këtë stabiliment.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk do plotësohen kërkesat e tyre të martën do të bllokojnë sërish rrugën dhe për një orar të papërcaktuar.
Kjo nuk është protesta e parë e zhvilluar nga 500 punonjesët e stabilimentit të Eurofish. Para pak javesh ato braktisën vendet e punës për dite me radhe, duke protestuar edhe para prefekturës se qarkut Lezhë.
(s.g/balkanWeb)