Lushnje, aksident automobilistik, 3 të plagosur

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur gjatë paradites së sotme në afërsi të fshatit Dushk në Lushnje. Një automjet i tonazhit të rëndë me targa LU 1533 C është përlasur me një furgon që transportonte udhëtarë nga Lushnja drejt Rrogozhinës me targa AA 859 AA.
Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i furgonit, i cili është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lushnjes, pasi ka marrë dëmtime serioze në gjymtyrë dhe në kokë. Ndërkaq, dy persona të tjerë, udhëtarë në të njëjtin mjet kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëhere në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje.