E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi mbi baza etnike e fetare, peticioni mbërrin në Tiranë

TIRANE- Peticioni kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare ka zbritur në Tiranë. Hartuesit e peticionit Aleanca “Kuq e Zi” kanë ndërmarrë fushatën për mbledhjen e 20 mijë firmave.

Nëpërmjet peticionit kërkohet anulimi i ligjit të gjendjes civile që favorizon ndërrimin e kombësisë dhe shpalljes të paligjshme të formularit të regjistrimit me vetdeklarim etnie dhe feje.

Firmëtarët e peticionit në Tiranë do ti bashkohen firmëtarëve në qytete të tjera si Vlora e Durrësi.

Ligji I gjëndjes civile që kërkohet të anulohet , favorizon ndërrimin e kombësisë nga shqiptare në të huaj, kryesisht greke, si dhe, mos aplikimin e këtij formulari për regjistrimin e popullsisë, ku kërkohet deklarimi i etnisë dhe fesë.”

Pasi të arrihen 20 mijë firma peticioni do t’u drejtohet institucioneve të larta të vendit, Parlamentit të Shqipërisë, Presidentit, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Bashkimit Europian dhe për dijeni Trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Nisma e nisur nga Vlora më 9 mars do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›