E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 31-vjeçarit, kultivonte bimë narkotike

Specialistët e seksisionit për parandalimin dhe hetimin e krimit ne Komisariatin e policisë Gjirokastër kanë berë të mundur arrestimin e shtetasit Drini Difto 31 vjeç, lindur në fshatin Lazarat dhe banues ne Ksamil të Sarandës. Ky shtetas ishte shpallur në kerkim nga Drejtoria e policisë së qarkut Gjirokastër pasi Gjykata e këtij rrethi e ka dënuar me 3 vite e gjysem burg për vepren penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Burime nga Komisariati i Gjirokastrës bejnë me dije se 31 vjeçari prej kohësh jetonte ne Ksamil të Sarandës dhe ne token në pronesi të tij në fshatin Lazarat. Gjatë viteve të kaluara kishte kultivuar bimë narkotike te llojit hashash. Ndalimi i tij është bërë në afersi te fshatit Jorgucat të rrethit te Gjirokastrës nga ana e forcave të policisë kufitare në bashkëpunim dhe me specialiste të krimit pranë Komisariatit te policisë Gjirokastër, ndëkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorise së rrethit Gjyqesor të po ketij rrethi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›