PDIU: Po rritet nacionalizimi sllav, shqiptarët të bashkohen

“Sjellja brutale e autoriteteve maqedonase ndaj shqiptarëve të arrestuar për çështjen e Smilkovcit tregon qartazi prapavijën politike që qeveria Gruevski tenton t’i japi vrasjes së pesë të rinjve maqedonas përpara pak javësh. Aq më tepër, dënimi i protestave demokratike të shqiptarëve për të ndaluar incidentet e montuara nga autoritetet maqedonase tregon se qeveria Gruevski nuk po vepron në të mirë të Maqedonisë, por vetëm në të mirë të etnisë maqedonase”, thekson PDIU-ja.
Duke implikuar shqiptarët për këtë incident, Partia për Drejtësi dhe Integrim, nënvizon se qeveria Gruevski po tenton që të mbulojë dështimin e radhës për integrimin e Maqedonisë në NATO gjatë Samitit të Çikagos. “Partitë politike në Maqedoni duhet të kenë një zë unik në këtë drejtim dhe të lënë mënjanë gjatë kësaj periudhe tendencat e tyre për lojëra mikropolitike. Çdo cenim i të drejtave dhe imazhit të shqiptarëve në Maqedoni do të thotë, as më pak e as më shumë, një rrezik për vetë ekzistencën e shtetit maqedonas. Këtë rrezik që vjen nga qeveria Gruevski, kombi shqiptar nuk duhet dhe nuk mund ta lejojë të jetë në dëm të interesave tona kombëtare. Ndaj, duhet që edhe diplomacia e Tiranës dhe Prishtinës të ketë një zë për të zbutur këto tensione”, thuhet më tej.
Gjithashtu, kjo parti sjell edhe rastin e ndodhur një ditë më parë në Tuz të Malit të Zi, ku u sulmuan një grup nxënësish shqiptar. PDIU bashkohet me thirrjen e shqiptarëve të Malit të Zi për të vendosur qartësisht të drejtat e shqiptarëve në Tuz, duke krijuar Komunën e Tuzit, ku shqiptarët do të mund të vetadministrojnë territorin e Malësisë brenda shtetit të Malit të Zi. “Mosdhënia e të drejtave që ju takojnë shqiptarëve po prodhon tensione të panevojshme dhe të dëmshme për mbarë rajonin. PDIU i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë, qeverisë së Kosovës dhe të gjitha forcave politike që përfaqësojnë shqiptarët në Ballkan që të jenë të kujdesshëm ndaj rritjes së nacionalizmit sllav në Ballkan. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kemi një zë”, përfundon reagimi. /Start/
2012-05-17 12:28