E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Protesta në Kosovë, e një kauze të drejtë

Duke i vlerësuar si diçka të zakonshme në demokraci, kjo parti, thekson se protesta është në mënyrë simbolike.

“Protesta në fjalë do të zhvillohet në mënyrë simbolike  në pikat kufitare dhe duke qenë se e drejta për tu organizuar në tubim është një e drejtë themelore e njeriut,  ideja e Lëvizjes Vetëvendosje është diçka krejt normale. Ndërkohë vlen për tu theksuar se ajo mbështetet në një kauzë të drejtë dhe po kryhet si nismë e një partie politike, e cila ka ftuar të përfshihen në protestë dhe grupet e interesit të prekura nga mungesa e reciprocitetit me Serbinë e që janë- bujqit shqiptarë të Kosovës”, tha zëdhënësi, Ardit Bido.

Ai shton se protesta ka karakter kombëtar dhe synon të rrisë vetëdijen për prodhimet vendase. “Ne duam shumë të besojmë se ky karakter paqësor i protestës do të ruhet deri në fund dhe të gjitha palët të ruajnë gjakftohtësinë. Ne si parti institucionale besojmë se krahas kësaj proteste, duhet të shterohen të gjithë rrugët ligjore brenda institucioneve të Kosovës, të cilat kanë përgjegjësinë për politikat ekonomike apo vendimmarrjen mbi to”, vijoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-01-13 15:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›