E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerimi i votave PD fiton Peqinin Puken e Delvinen. PS ne Erseke Tepelene e Rreshen

Drejtimin e bashkise së Gjirokastrës e ka rimarrë kandidati i PS Flamur bime me 6635 vota kundrejt kandidatit të Aleancës për Qytetarërin Genc Sinojmeri me 5150 vota. Në bashkinë e Sarandës Aleanca për të Ardhmen ka marrë drejtimin e saj me 7234 vota kundrejt 4976 votave të Aleancës për Qytetarin. Bashkinë  e Delvinës me 2114 vota e ka marrë Aleanca për Qytetarin  kundrejt 1114 votave të Aleancës për të Ardhmen.

Bashikinë e Tepelenës për katër vitet e ardhshme do ta drejtojë koalicioni i majtë me 7441 vota kundrejt atij të djathtë me 1217 vota. Bashkinë e Përmetit me 2150 vota do ta drejtojë në katër vitet e ardhëshme koalicioni i majtë kundrejt 1811 votave të atij të djathtë.

Bashkinë e Memaliajt e ka fituar koalicioni i majtë me 1199 vota kundrejt atij të djathtë me 970 vota. Bashkinë e Bajram Currit e ka fituar PD me 2110 vota kundrejt PS me 1122 vota. Bashkinë  e Hasit e ka fituar PD me 1996 vota kundrejt PS me 1482 vota.

Bashkinë Rrëshen do ta drejtojë PS me 798 vota avantazh ndaj PD. Bashkinë Rubik e ka fituar PS me 362 vota diferencë. Bashkinë Lezhe PD me 340 vota avantazh. Edhe bashkinë Himare do ta drejtoje PS me 220 vota avantazh ndaj PBDNJ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›