E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi KQZ jo transparente. Probleme me rezultatin

Nënkryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhejve Dëshira Subashi ka deklaruar se po shfaqen probleme me mënyrën se si po deklarohen rezultatet. Sipas Subashit KQZ në këtë drejtim nuk është transparente.

“Mungesa e një pasqyrimi të plotë të asaj që ndodh në vendet e numërimit të votave se kush janë QV të cilat pasqyrojnë rezultatin që reklamohet në ekranet e KQZ, nga dhe ju mediat merrni të dhënat, si institucioni i vetëm zyrtar që i pasqyron ato, dhe aq më shumë të dhënat progresive për çdo QV në KQZ, në këto zgjedhje nuk funksionon. Kjo përbën një problem shqetësues për faktin se krijohet një disinformacion për rezultatin zgjedhor të Tiranës. Pothuajse ka përfunduar afati zyrtar i rezultatit të Tiranës. Kodi zgjedhor parashikon që deri në orë 17:00 të ditës së sotme ne duhet të kishim një rezultat zgjedhor dhe minimalja, që sëpaku nënkryetarja e KQZ, edhe kolegët e mi, nuk kemi një rezultat të shkruar në tavolinë për të ditur sa QV janë numëruar, kush QV janë numëruar, në çfarë zonash janë numëruar. Kjo do të përbente transparencën e procesit zgjedhor që na mungon. Duhet të bëj të ditur që çfarëdo problemi që ndodh në QV, qendrat e marra në dorëzim të rregullta domosdoshmërisht duhet të numërohen të gjitha. E gjitha problematika, parregullsia e pretenduar, kodi zgjedhor thotë që shënohet në dokumentat zgjedhore dhe shqyrtohen në KQZ, sipas procedurave që përcakton kodi. Çdo bllokim i rezultatit zgjedhor për Tiranën, i numërimit të votave në mënyrë kronologjike përbën një shkelje të hapur të kodit zgjedhor dhe madje me pasoja të renda për rezultatin” tha Subashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›