E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në Evropë, arrin nivel rekord

Papunësia në vendet e eurozonës ka arritur një tjetër rekord gjatë muajit mars, në një kohë kur shkurtimet e shpenzimeve vazhdon të godasin popullsinë punëtore.

Nivel i papunësisë sipas vendeve për muajin Mars (burimi Eurostat)

Në total në 17 vende, papunësia është në nivelin 10.9%, më e larta që prej hyrjes së monedhës së përbashkët në vitin 1999, tregojnë të dhënat e fundit të Eurostat. Ndërsa për të gjithë BE-në, niveli i papunësisë arrin 10.2%.

17.4 milion po kërkojnë punë dhe më shumë se 3 milion e tyre janë nën moshën 25. Në Italia është regjistruar niveli më i lartë në 12 vite, pasi shënon 9.8%. Lëvizja surprizë është parë edhe në Gjermani, pasi niveli është 6.8%, që do të thotë se ka 2.87 milion të papunë.  Spanja dhe Greqia vazhdojnë të kenë nivelin më të lartë me mbi 20% kurse më të ulëtën e kanë Austria dhe Holanda. /BBC/

Diagrama e nivelit të papunësisë në vite

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›