E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU prezanton kandidatët për kryetar të njësive vendore

31-03-2011 / Gazeta 55

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të kandidojë në zgjedhjet e 8 Majit në 95 për qind të njësive të qeverisjes vendore Veriu në Jug, për anëtarë të këshillave bashkiak dhe komunalë. Dy ditë më parë, PDIU ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e plotë të më shumë se 4500 kandidatëve për anëtar këshillash. Në zgjedhjet e 8 majit, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të konkurrojë për kryetar të njësive vendore në 5 bashki, një njësi bashkiake të kryeqytetit dhe 7 komuna.

Kandidatët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për kryetar të njësive vendore

Qarku Dibër
Komuna Kalaja e Dodës                                 Zyber Lita
 

Qarku Tiranë
Njësia Bashkiake nr. 7 Tiranë                         Krenar Alimehmeti
Bashkia Rrogozhinë                                        Ndriçim Dushku
Komuna Golem, Kavajë                                 Engjëll Murrizi

Qarku Durrës
Bashkia Sukth                                                 Sherif Fortuzi
Komuna Bubq, Krujë                                      Skënder Gjoni

Qarku Elbasan
Bashkia Librazhd                                            Shefki Çota
Komuna Kukri, Gramsh                                  Behar Kokla

Qarku Fier
Bashkia Patos                                                 Dilaver Kamberaj
Komuna Levan                                               Musa Doko

Qarku Vlorë
Bashkia Konispol                                            Petrit Mullai
Komuna Markat                                              Ismail Myrtaj
Komuna Llakatund                                          Lulzim Petani

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›