E Diel, 1 Nëntor 2026

Sannino nga nesër vizitë 5 ditore në Kosovë

PRISHTINË- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit për Zgjerim, Stefano Sannino, mbërrin nesër në Kosovë për një vizitë pesë ditore.
Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë bëri të ditur se gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë Sannino do të takohet me drejtuesit kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Kryeministrin në largim, Hashim Thaçin, udhëheqësit e partive politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, si dhe me Përfaqësuesin Special të BE-së, Piter Feith dhe Shefin e Misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac.
Ai, së bashku me përfaqësuesin e BE-së në veri, Ambasadorin Michael Giffoni, do të vizitojë edhe shtëpinë e BE-së.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›