E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove, "Bota sot":Thaci e Pacollidrejtojnë shtetin

PRISHTINE- PDK dhe AKR kanë arritur marrëveshjen për koalicionin qeveritar dhe se ajo do të zyrtarizohet sot nga liderët e dy partive. Lajmi bëhet i ditur sot nga e përditshmja kosovare “Bota Sot”, e cila sot ka hapur gazetën me kryeatikullin Thaci e Pacolli drejtojnë shtetin. Gazeta kosovare thekson se dy partitë që kanë udhëhequr negociata treditore kanë rrumbullakësuar marrëveshjen e partneritetit për formimin e Qeverisë së re.

Marrëveshja, sipas gazetës, parasheh liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli president i Kosovës. Gjithashtu AKR do të ketë dhe katër ministri dhe një post zëvendëskryeministri.

Gazeta bën të ditur se dy liderët e PDK e AKR , Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli do ta nënshkruajnë sot marrëveshjen dhe zyrtarizojnë koalicionimin.

Marrëveshja me AKR-në, Listën Ibrahim Rugova dhe minoritetet, PDK do të sigurojë mbi 65 deputetë për formimin e Qeverisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›