E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK pranon Pacollinpër president

PRISHTINE- Pas tri orësh mbledhje, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për koalicion me Aleancën Kosova e Re.

Sipas kësaj marrëveshjeje, AKR-ja merr postin e presidentit, kurse PDK-ja mban atë të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.

Njoftimin për marrëveshjen e arritur e bëri të ditur nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

“Është vendim i Këshillit Drejtues të PDK-së, që të ndërtohen institucionet e Republikës së Kosovës sa më shpejt që është e mundur. Është vendim i Këshillit Drejtues të PDK-së, që të hyhet në koalicion me AKR-në, me Listën Ibrahim Rugova dhe me partitë tjera të komuniteteve. Ky vendim tani mbetet që të implementohet nga Kryesia e PDK-së”, tha nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›