Transplanti, diskutohet mbi daljen nga spitali të pacientes
Prof. Nestor Thereska, tha se "gjendja e pacientes është e mirë, të gjithë parametrat mjekësore". Sipas tij, mjekët do të vendosin të hënën për daljen e saj nga spitali. Vajza iu nenshtuar transplantit te pare te veshkes ne vendin tone
TIRANË- Gjendja shëndetësore e pacientes 20 vjeçare, e cila iu nënshtrua transplantit të parë të veshkës në shërbimin publik në datën 26 mars, është e qëndrueshme, ndërsa mjekët do të vendosin të hënën për daljen e saj nga spitali.
Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, Prof. Nestor Thereska, tha se "gjendja e pacientes është e mirë, të gjithë parametrat mjekësore, duke përfshirë dhe diurezën, janë normalë". Sipas tij, gjendja e pacientes 20 vjeçare vazhdon të ndiqet në vazhdimësi, ndërkohë që dhuruesi i veshkës, i ati i saj, është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.
Ndërhyrja e parë kirurgjikale e transplantit të veshkës u realizua në datën 26 mars nga mjekët e QSUT-së, të asisituar nga profesorët italianë të klinikës së Barit.
Ky ishte transplanti parë që kryhej në shërbimin shëndetësor publik, duke u konsideruar dhe si një kthesë e madhe në mjekësinë shqiptare. Transplanti i veshkave, i cili, si çdo operacion tjetër, ofrohet falas për qytetarët shqiptarë, u realizua në kuadër të Programit INTERREG III, të financuar nga Komuniteti Europian.
(d.b/BalkanWeb)