PDK: Për koalicion e pranueshme edhe LDK
PRISHTINE-Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është treguar e gatshme që në koalicionin e ardhshëm qeverisës madje edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se Qeveria formohet dy javë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
“Deri më tani nuk kemi biseduar me asnjë parti për koalicione të mundshme. Për ne janë të pranueshme të gjithë, madje edhe LDK”, ka thënë Hajredin Kuçi në një intervistë për Express.
Për AAK-në, që përflitet se po kërkohet nga PDK të jetë në koalicion, Kuçi kërkon që kjo parti të reflektojë me rezultatin që ka marrë në zgjedhje.
(d.b/BalkanWeb)