Feith: 9 janarindikon në imazhine Kosovës
PRISHTINE- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka thënë se rivotimet e pjesshme të 9 janarit, janë një mënyrë për t’i korrigjuar parregullsitë e zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
“Votimet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar janë mbajtur në një atmosferë kryesisht konstruktive. Megjithatë, ka pasur parregullsi. Qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk mund t’i pranojnë këto parregullsi. Rivotimet e pjesshme të urdhëruara nga Paneli i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa është një mënyrë për t’i korrigjuar ato. Kosovës i duhet një Kuvend kredibil dhe një Qeveri kredibile. Për të pasur legjitimitet, këto institucione duhet të bazohen në respektimin e ligjit. Ky është qëllimi i demokracisë, themelit të vlerave tona kryesore”, thuhet në një deklaratë për media të lëshuar nga zyra e ICO-s.
Feith ka paralajmëruar se do të ketë vëzhgim të kujdesshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, por sipas tij përgjegjësia bie mbi politikanët e Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës me të drejtë orvaten për kushte më të mira jetese. Prandaj, është e nevojshme që këto zgjedhje t’i përcjellë një atmosferë konstruktive për të cilën kontribuojnë të gjithë aktorët politikë. Kosovës i duhet një qeveri e re jo vetëm kredibile por gjithashtu e pastër dhe e aftë, e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e vështira para saj, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare,” thuhet në deklaratën e Feith.
(e.n/rel/BalkanWeb)